I ftuar ne nje studio televizive ka qenë finalisti i këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP”, Armir Shahini ose ndryshe Miri i West Side Family. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën, rrugëtimin dhe dinamikat e lojës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
A ka qenë një rrugëtim jo i lehtë ky për Mirin?
None found
Të them të drejtën po, nuk ka qenë e lehtë sepse ky Big Brother për mua ka qenë një eksperiencë komplet ndryshe sepse mund ta mendoja si ishte por si e jetova ishte komplet diçka tjetër dhe jam i kënaqur në fakt me atë që kam jetuar aty. Eksperienca ishte shumë e fortë, shumë.
Ka pasur raste që Miri ka gënjyer ndonjëherë gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother?
Jo, aty brenda jo asnjëherë. Jam përpjekur që të jem i vërteti sepse faktikisht unë edhe në jetën reale ashtu jam. Jam njeri i vërtetë, natyrshëm batuta kur vjen.
Nominimi i çifteve po ashtu ishte një pikë kyçe lëvizëse për dinamikat dhe strategjinë në lojën e Mirit. Në lidhje me këtë ai u shpreh se:
Ishte një avantazh që mua më erdhi si nga zgjedhja e publikut si lider, një moment shumë i fortë në shtëpi sepse ne banorët atë presim reagimin e publikut. Kur më erdhi avantazhi për nominimin unë e kisha direkt në mendje atë gjë dhe nuk u mendova fare sepse një lojtar i fortë ashtu duhet të veprojë. Nxora në nominim lojtar që doja t’i nxirrja jashtë normalisht dhe ndodhi ajo që ndodhi.
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…
Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…
Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…
Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…
Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…