showbiz

Miri flet pas përfundimit të “Big Brother VIP 5”: Nuk jam pishman për asgjë, më bëhet qejfi që ka fituar ai personi që… (VIDEO)

Finalisti i “Big Brother VIP 5”, Miri, ka folur për herë të parë në Top Channel, pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Gjatë intervistës, Miri është shprehur se nuk ndihet i zhgënjyer nga rrugëtimi i tij në këtë edicion të pestë.

Gjithashtu, Miri foli edhe për fituesen e këtij edicioni të pestë, Selin Bollati, ku u shpreh se i është bërë qejfi që banorja ka fituar çmimin e madh, duke shtuar se profecia e tij ka dalë, pasi këngëtari është shprehur në shtëpinë e BBVIP që, “po ta fitonte Selin, e kishte fituar edhe ai”.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, ai ka shtuar se nuk është bërë pishman për rrugëtimin e tij në BBVIP dhe se ky edicion i ka marrë më të mirën, pasi sipas tij publiku ka njohur një anë tjetër të këngëtarit.

“Jo, nuk jam zhgënjyer se dikush do të fitonte, edhe më bëhet qejfi që u fitua nga ai personi që unë kam thënë që ne të dy do të shkonim në finale. Edhe po e fitove ti, e kam fituar edhe unë. E kam thënë që në ditën e dytë që do të thosha profecia ime doli. Unë jam mësuar me të tilla situata, se kam qenë edhe në kompeticione të tjera, por kësaj radhe ishte ndryshe, se isha vetëm dhe koha ishte e gjatë në Big Brother.

120 ditë sot të duken shumë pak, por atje brenda duken si 10 shekuj. Megjithatë, unë nuk jam i penduar për asgjë, unë kam bërë lojën time, kam treguar Mirin se si është në të vërtetë, me zemër të madhe. Edhe ndoshta është marrë për dobësi, ndoshta nuk ka funksionuar të jesh i mirë, por unë kam arritur një gjë: që publikun t’i tregoj se jam njeri me zemër të madhe.

Unë në Big Brother kam marrë atë që më ka munguar gjithë këto vite: që Miri të njihet nga publiku edhe më shumë dhe më afër, jo vetëm nga miqtë e mi”, tha Miri.

Videon e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

 

të fundit

Gjykata e Lartë pezullon seancat gjyqësore pas dëmtimit të dosjeve nga zjarri gjatë protestave në Tiranë

Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore, me përjashtim të çështjeve urgjente, pas dëmeve materiale dhe dëmtimit të…

1 minute ago

Kurti dhe Rama pjesë e Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit në Mal të Zi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrin pjesë në Samitin e Liderëve të…

3 minutes ago

Vitia: Për ngatërrimin e foshnjave do të ndërmerren të gjitha masat, pa toleruar shkelje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se për rastin e ngatërrimit të foshnjave në “Spitalin Amerikan 2” në Graçanicë…

4 minutes ago

AI parashikon fituesin e duelit të madh PSG-Barcelona në Ligën e Kampionëve

Inteligjenca artificiale ka parashikuar rezultatin e përballjes mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës, e vlefshme për xhiron e tretë të fazës…

4 minutes ago

Trazirat e fundjavës në Milano, çfarë dënimesh u kanosen 34 të miturve të ndaluar

Pamjet e së shtunës dhe të së dielës, më 17 dhe 18 tetor, në Milano kanë bërë xhiron e Italisë…

4 minutes ago

Zegjine Çaushi reagon për tubimet e të rinjve: Turp për këtë nivel proteste

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar në lidhje me protestat që po zhvillohen sot. Ajo e ka quajtur…

9 minutes ago