“Mirditorët, të pabesë!” “Luftë” virtuale për deklaratën e Selinit, reagojnë G-Bani dhe Adrola Dushi: Femrat tona nuk futen në krevatin e burrave të martuar

Këngëtari i njohur, G-Bani dhe modelja Adrola Dushi kanë reaguar në lidhje me deklaratën e bujshme të Selinit e cila u shpreh se mirditorët janë të pabesë.

Përmes një Instastory, Adrola shkroi se “vlerat nuk bërtasin, Mirdita i jeton”, duke hedhur poshtë deklaratën e Selinit i cilësoi mirditorët si njerëz të pabesë.

Nga ana tjetër, G-Bani ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Selinit, ku përmes një video-mesazhi ai thekson se vajzat mirditore dhe dibrane kanë humbur jetën për të mos rënë në dorë të pushtuesve e jo të futen në krevatet e burrave të martuar për një lojë, referuar këtu Mirit.

Në deklaratën e tij G-Bani theksoi se nëse nuk do të kishte Mirditë e Dibër nuk do të kishte as Shqipëri, me pretendimin se heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu thuhet se ka qenë dibran. Ndërsa ka ngritur dyshimet se Selini është ndikuar nga produksioni i “BBVA5” për të bërë këtë deklartatë.

“Nuk jam marrë personalisht me të sepse e kuptoj shumë qartë që është dora e produksionit, që i ka ngelur hatri me ndonjë dibran ose mirditor dhe po godet përmes Selinës” u shpreh G-Bani.

Reagimi i plotë i G-Banit: Dje kam marrë shumë mesazhe mbrëmë për këtë deklaratën e kësja banores së ”BBVA5” që ofendoi mirditiroët e dibranët si të pabesë. Nuk jam marrë personalisht me të sepse e kuptoj shumë qartë që është dora e produksionit, që i ka ngelur hatri me ndonjë dibran ose mirditor dhe po godet përmes Selinës.

Por Selinës dhe të gjitha Selinave të Shqiptarisë dhe të botës ju kujtoj që sa herë dielli nuk bëri dritë, kishte Shqipëri se kishte Dibër e Mirditë. Edhe mos të kishte Dibër e Mirditë Shqipëria nuk do të ishte kjo që është sot. Gjergj Kastriot Skëndërbeu ka qenë beu i Mirditës, i Matit e i Dibrës.

Thonë se ai ka qenë dibran. Kështu që nëse vjen puna për besë e për tradita, e zakone e moral, gocat dibrane e mirditore janë hedhur nga humnera për të mos rënë në dorë të pushtuesve, jo me u fut në ditë të dytë burrave të martuar në krevat për të fituar lojën.


Shtuar 21.03.2026 16:12