Mimoza Ahmeti jo vetëm “fermerja” e preferuar e publikut por dhe e Dafina Zeqirit, reagimi i këngëtares bën xhiron e rrjetit

Me rrugëtimin e deritanishëm në “Ferma Vip 3”, Mimoza Ahmeti arriti të grumbullojë më së shumti vota duke u bërë kështu e preferuara e publikut, por jo vetëm.

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka shfaqur haptazi në rrjet mbështetjen e saj për poeten.

Të lidhura

None found

Në një foto të publikuar në rrjet ku shfaqet portreti i Mimoza Ahmetit, këngëtarja shkroi: Shoqja ime më e mirë vetëm s’e din akoma.

Mesa duket Dafina Zeqirit i ka hyrë në zemër poetja që nga dita kur kjo e fundit performoi për fermerët një nga këngët e artistes dhe për energjinë e saj.

Mimoza Ahmeti u bë pjesë e “Ferma Vip 3” që natën e parë të spektaklit, të premten e kaluar, më 27 mars.

Që natën e parë ajo dhuroi një atmosferë komplet ndryhse në fermë, pasi në trasnmetiminlive të emisionit ajo u shtri për të fjetur ndonëse moderatorja Arbana Osmani po vijonte me moderimin e saj. Një moment ky që është shoqëruar me të qeshura jo vetëm mes banorëve por dhe mes opinionistëve të programit.


Shtuar 31.03.2026 18:41