Milaim Zeka emocionohet pas surprizës në emision: Nuk jam burri tipik shqiptar, qaj!

Gazetari i njohur Milaim Zeka ishte i ftuar këtë të diel në programin e Ermal Peçit ‘Më prit në fundjavë’.

Me një përvojë të gjatë në median mbarë shqiptare, Zeka u shpreh i keqardhur për nivelin në të cilën ndodhet gazetaria e sotme.

Milami nënvizoi si shqetësim edhe mungesën e lirisë editoriale teksa u zotua se në tërë karrierën e tij nuk ka pranuar të paguhet nga pronar televizionesh e të thotë atë që ata duan e dëshirojnë.

Milaimi u surprizua në program nga një prej vajzave të tij, duke treguar se ndihet shumë me fat që është bekuar në jetë nga 4 vajza.

Teksa fliste për familjen e tij një moment shumë emocionues ishte përlotja e tij për familjarët e vrarë nga lufta. E pamundur që gazetari të mbante lotët duke treguar së loton shpesh dhe se këto momente i konsideron edhe si çlirime emocionale.

“Nuk jam burri tipik shqiptar, qaj, s’kam turp. Qaj”,  tha Milami teksa shtoi se shqiptarët duhet të flasin më shpesh për të shkuarën e tyre e se nuk duhet të harrojnë edhe plagët e luftës.


Shtuar 30.04.2023 22:09