Miku i ish-burrit e akuzoi se e ka tradhtuar, reagon Monika Lubonja: Skandal, ja pse u divorcuam (FOTO LAJM)

Monika Lubonja po shijon suksesin që i dha “Big Brother VIP”, si asaj edhe gjithë banorëve të tjerë. Por gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, jashtë jeta e tyre lakohej në të gjitha dimensionet.

Në rastin e Monikës është folur mjaft edhe për historinë e saj më ish bashkëshortin, Genci Paskon zv. Ministër i Turizmit në Shqipëri i cili ndërroi disa muaj më parë si pasoje e COVID.

Në një nga diskutimet për tradhtinë në shtëpinë e BBV u përfshi edhe Monika e cila la të nënkuptohej se është tradhtuar.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak mikut të ish bashkëhsortit të saj i cili me një komenbt në rrjetet sociale bëri xhiron e rrjetit.

“Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin?? Po ti qënke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove tradhtitë e njëpasnjëshme???”, shkruante ai.

Për këtë, Monika ka folur për herë të parë në “Abc e Pasdites”.

“Është totalisht shtrëmbërim. Është një thashethem skandaloz. Në BB u hodh nga Sheila një temë bisede: A do ta falni ju tradhtinë. Dhe unë jam përgjigjur, nuk e kam patur për ish bashkëshortim tim. Kjo ka qenë një temë shumë e psiët që është luajtur nga njërëzit që kanë hedhur akuza mbi statusin tim.  Unë kam patur një marrëdhënie të shkëlqyer me bashkëshortin tim. Ne jemi divorcuar sepse nuk shkonim me njëri tjetrin dhe për mos të filluar problemet, për të mirën e vajzës sonë, divorci ishte zgjedhja më e mirë. Kemi qenë njërëzit më të shkëlqyer përsa i përket këaj pikpamje” sqaron Monika e indinjuar nga kjo ngjarje./albeu.com/


Shtuar 25.02.2022 09:37