Këngëtarja e njohur, Fifi po shijon prej kohësh romancën që ka nisur me Adis Patushin. Këngëtarja është treguar “dorëlëshuar” me postimet krah partnerit, ndërsa së fundmi publikoi disa fotografi ku shihej shumë e lumtur me të. Krahas këtij postimi, këngëtarja bëri dhe një dedikim romantik për të dashurin e saj.
“Përtej dashnisë! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty do të ët dedikoj veten . M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime ,dashnia që e kërkova për vite me rradhë. Të dua”, ishin fjalët që shkroi këngëtarja krahas postimit të saj në Instagram.
Mirëpo, lidhur me këtë ka ardhur dhe një reagim nga gazetarja Zhalkin Lekatari, e cila thotë se është ndjerë “e neveritur” nga postimi i këngëtares. “Mirmëngjes Fifi unë kam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua.
Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person.
Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte ‘coming out’, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për një burrë”, thotë Zhaklin./albeu.com/