Pa mbushur ende 24 orë qëndrim në shtëpinë më të famshme në Kosovë, në atë të “Vëllait të Madh”, Mevlan Shaba ka nisur me flirtimet.
Këngëtari i cili pa çka se prej vitesh është duke kërkuar “shpirtin e tij binjak”, nuk ka mundur ta gjejë këtë të fundit e si duket po provon “fatin” edhe në Big Brother Vip Kosova.
“Shkëndijat” e para janë vënë re mes Mevlanit dhe banores tjetër të shtëpisë, modeles Diana.
Në një bashkëbisedim mes këtyre të dyve, Mevlani i ka kërkuar modeles që dëshiron të flasë në privat me të. Madje ai i tha asaj se kur është afër tij ndihet më mirë.