Mes thashethemeve për ndarje me Big Bastën, Vesa Luma “thyen heshtjen” me këtë reagim i thotë të gjitha

Prej disa javësh në mediat rozë, është përfolur për një krisje në marrëdhënien mes Vesa Lumës dhe Big Bastës.

Çifti ka preferuar të mos reagojë ndaj zërave, duke ruajtur privatësinë. Megjithatë, së fundmi ka qenë Vesa ajo që ka vendosur të thyejë heshtjen, pas një deklarate emocionuese të bashkëshortit të saj gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”.

Gjatë një bisede, Big Basta, tregoi kuptimin personal të disa prej tatuazheve që ka në trup.

 

 

“Ky trëndafili është djali, ndërsa këto pikat e vesës, janë Vesa. Kur të bëjmë fëmijë tjetër kismet, edhe një trëndafil tjetër”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se familja e tyre mund të zgjerohet së shpejti.

Në videon e publikuar, Vesa Luma, ka komentuar me një emoji zemre, duke i dhënë fund aludimeve për një ndarje dhe duke konfirmuar që marrëdhënia e tyre është e qëndrueshme.


Shtuar 21.04.2025 15:06