Mes dramës me Kanye West, Kim Kardashian poston FOTOT “interesante”

Teksa emri i saj përflitet shumë kohët e fundit për shkak të konfliktit me ish-bashkëshortin, Kanye West, Kim Kardashian ka vendosur që të shkëputet për pak nga kaosi dhe të shijojë atmosferën verore.

Ylli televiziv është parë së fundmi në plazh, ku shfaqet me një palë rroba banje të zeza, të cilat i theksojnë format e saj trupore dhe nuk i lënë vend imagjinatës.

Në fotot e publikuara në rrjete sociale, Kim shfaqet duke pozuar e buzëqeshur, përkrah miqve të saj.

Edhe pse nuk ka zbuluar destinacionin e pushimeve, duket qartë se bukuroshja po kalon çaste relaksi larg zhurmës mediatike.

Ky udhëtim vjen në një kohë kur raportet me Kanye janë përkeqësuar ndjeshëm, sidomos pas vendimit të saj për të kërkuar kujdestarinë e plotë të fëmijëve të tyre.

Vendimi i Kim erdhi pas përfshirjes së vajzës së tyre North në një videoklip të Diddy Çombs dhe Kanye-t, pa miratimin e saj, një veprim që e ka acaruar edhe më shumë marrëdhënien.



Shtuar 2.05.2025 18:20

Tags: ,