Paloma përveçse banorja më energjike dhe sportive brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” është konsideruar nga shumë prej banorëve, por jo vetëm, si personi që nxit debate dhe sherre. Nga ana tjetër, vetë Paloma ka thënë se i pëlqen t’i provokojë banorët sepse në këtë mënyrë mund t’i japin gjallëri dhe kuptim qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Dhe së fundmi, duket se e vërteta qenka ajo që thotë Paloma. Pse? Sepse ajo ka arritur të bëjë sot atë që nuk ka bërë asnjëri nga banorët e tjerë: ka shuar “zjarret” në shtëpi. Ose më saktë ka qetësuar situatat për momentin.
Por, si e bëri këtë? Ajo u vesh si Donaldi, duke tentuar ta imitonte atë. Kjo ka shkaktuar të qeshura edhe te aktori dhe më në fund dyshja vendosi që t’i japë fund çdo mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, që u ndezën sidomos gjatë spektaklit të së premtes kur Paloma i tha Donaldit se nuk e priti mirë faktin që ajo u votua si e preferuara e publikut.
None found
“Një jetë kemi dhe e vetmja gjë që na mbetet është dinjiteti, respekti dhe vlerësimi”,– tha Paloma, fjalë e cila u pasua me një përqafim nga aktori.
Mirëpo, prisni se ka akoma! Pasi ky veprim i saj, duket se nxiti ndërgjegjësimin edhe nga ana e Ilirit, i cili ndërmori gjithashtu hapin për të sqaruar çdo debat me Donaldin dhe Semin. Gjërat mes tyre u ftohën shumë pas debatit të dy ditëve më parë, sa ata ndërprenë edhe komunikimin. Ndoshta gjërat mes tyre nuk do jenë si më parë, por nuk do jenë as kaq të tensionuara sa këto ditë.
Epo, bravo Paloma!
nga Irena Beqiraj FUNDI I VUÇIÇIT, KAMBANA E PUSHTETIT QË BIE NË KURTHIN E VET! Është e vërtetë se liderët…
Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës, pasi u kap duke ndihmuar 6 shtetas nga vende të…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur rezultatin e arritur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare…
PS mbledh Grupin Parlamentar në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Lajm në…
Kyetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar institucionet për dështimin në mbrojtjen e…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për…