Që prej nisjes së “Big Brother VIP”, publiku po priste një raport të tensionuar midis ish-it të Bora Zemanit, Donald Veshajt dhe shoqes së saj të ngushtë, Semi Jaupajt.
Mirëpo, pavarësisht ndarjes së dyshes, Semi dhe Donaldi ruajnë marrëdhënie të mira dhe kanë shfaqur afrimitet shoqëror me njëri-tjetrin në këtë reality show.
None found
Megjithatë, fansat u “shqetësuan” për Borën duke nxitur aludimet se aktori i humorit dhe këngëtarja mund të shfaqin diçka më shumë se miqësi aty brenda.
Duket se një gjë të tillë e kanë vënë re edhe banorët brenda shtëpisë së “vëllait të madh”.
Në një bisedë të zhvilluar së fundmi, Semi u ka bërë të qartë se me Donaldin kanë raport shoqëror që nga jashtë.
Po ashtu, në pyetjet që Paloma i ka drejtuar Donaldit, Semi “ka nxjerrë thonjtë” dhe i është kundërpërgjigjur konkurrentes duke mbrojtur shoqen e saj të ngushtë.
Pjesë nga biseda:
Paloma: Familja jote e ka problem që ti të qëndrosh me një femër të martuar?
Donaldi: Të martuar?
Semi: S’ka qenë e martuar.
Paloma: Me fëmi?
Donaldi: Jo, asnjëherë. Ata duan që unë të jem i lumtur. Dhe kur unë jam i lumtur, janë edhe ata.
Semi: Ai ka ndejt 3 vjet me atë, si mund ta kishte për ters?
Paloma: Arsyeja e ndarjes së asaj vajzës (Borës) nga partneri që kishte…
Donaldi: Isha unë?…
Semi: Ohoo jo.
Donaldi: Jo, nuk isha unë.
Semi: Jo moj shoqe, ti se dike historinë fare, mos flit kot. Ajo është ndarë vite përpara.
Paloma: He mi se s’ka 100 vjet që është ndarë se….
Semi: Ka, ka.
Semi: E ka çunin në klasë të parë ajo oj shoqe!
Monika: Unë për shembull mendova se ju të dy jeni njohur që nga jashtë dhe do të përjetojnë dashuri, thashë unë.
Semi: Po jo mi, ne dukeshim që s’ishim ashtu…Dukeshim po them…dukemi që s’jemi ashtu. Unë e kam kiminë me këtë robin, por e kam që nga jashtë, shoqëri, tjetër lidhje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se projektligji për buxhetin e vitit 2027 do të miratohet të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar përgjegjësi disiplinore dhe penale për të gjithë zyrtarët institucionalë që kanë neglizhuar detyrat…
UEFA dhe SuperiorjaNë bazë të rishikimit të vendeve për ekipet pjesëmarrëse në kompeticionet e UEFA-s, klubet shqiptare mund të përfitojnë…
Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka rrëfyer ndjenjat e ankthit që kishte përpara se të fitonte Topin e Artë…
Opozita i është bashkuar protestës së studentëve, të cilët janë mbledhur përpara ministrisë së Arsimit. Partia Demokratike nisi protestën e…
Mijëra studentë e qytetarë janë bërë bashkë në protestë te Ministria e Arsimit. Thirrjet “Rama në burg”, “Belinda në burg”,…