Pas thyerjes së rregullit të Vëllait të Madh nga Meritoni, për të mos u futur në pishinë, në të kundërt nuk do të kishte buxhet, solli mjaft përplasje të ashpra në shtëpi.
Një ndër to ishte edhe mes tij dhe Erjolës, ku kjo e fundit e revoltuar i hodhi një lëng frutash në fytyrë, ndërsa iu drejtua me fjalë ofenduese.
Erjola: Ti tallesh me buxhetin tonë? Lahu tani (i hedh lëngun e frutave) Ndyrësirë.
Meriton: Kaloi njeri.
Erjola: Po rrimë pa kafe pa ujë, i ndyrë.
Meriton: Vazhdo zemër.
Erjola: Tallesh me bukën tonë, e ju rrini si pula, krejt…
(Meritoni e imiton)
Erjola: Mos më imito, më thoshe dje s’jam kalama, ça je ti?
Meriton: Merr frymë.
Erjola: E ke qenin brenda, të ka fjet gjumë.
Meriton: Hajt hajt.
Erjola: Dalsh sonte mos të pafsha me sy, o lojtar i dobët… Sa të është rritur lepuri nga nominimi? O frikacak! Ça i bën buxhetit për një copë nominimi. Dy metra burrë dhe 7 metër lepur në bark.