Ai njihet si një nga djemtë më simpatikë të Shqipërisë dhe Kosovës, teksa vjen në “Big Brother VIP” për të shfaqur veten ndryshe.
Bëhet fjalë për Meriton Mjekiqin, moderator dhe këngëtar 28-vjeçar.
Meriton Mjekiqi ka lindur në Gjermani në 23 maj të vitit 95. Prej moshës 9-17 vjeç është angazhuar me sporte të ndryshme si; Box, futboll. Ka nis punën në moshen 17 vjeçare si gazetar dhe reporter terreni.
Përfundoi studimet për Artet Mediale dhe Komunikim masiv e më pas masterin për Produksion dhe Regji filmi.
Meritoni ia ka dedikuar jetën e tij punës dhe karrierës. Thotë se në Kosovë është më i suksesshmi në fushën e tij dhe ka nxjerrë në skenë shumë artistë që sot janë të mirënjohur.
“Dua një thes rëre aty brenda, por na fusni edhe ndonjë bukuroshe…“- ishin kërkesat e tij para hyrjes në shtëpi.