Merita Halili nuk mban lotët në ekran, surprizohet nga personi i zemrës (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare Merita Halili e ka të pamundur t’i mbajë lotët për vajzën e saj të vogël Rean.

Rea duket se po ndjek gjurmët e së ëmës, pasi ka trashëguar talentin për të kënduar muzikën popullore qytetare shqiptare edhe pse ka vendosur që studimet t’i mbarojë për jazz.

E pikërisht ky moment e përloti Meritën sot teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”. Ajo kujtoi kohët kur vetë ishte e re dhe prindërit shkonin për ta parë teksa këndonte.

“U emocionova sepse babai dhe nëna kur kanë ardhur në recitalin e parë, kam qenë 16 vjeç, më thoshte mami që babi kishte shumë emocione kur më shihte mua. Ndërkohë unë përjetoj Rean me atë sensin e kritikës, si do këndojë a është e intonuar. Por ardhja në Tiranë më kujton gjithnjë prindërit që nuk jetojnë më”, tha mes lotësh ajo.


Shtuar 13.07.2023 21:39