Meri shpërthen keq ndaj banorëve: Jeni dështakë në çdo aspekt të jetës (VIDEO)

Në zinxhirin e nominimeve, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”, askush nga banorët nuk e shpëtoi Merin, e cila këtë javë duhet të ‘luftojë’ për të qëndruar në lojë, bashkë me Gazin dhe Ilnisën.

Kjo gjë, jo vetëm që e ka zhgënjyer Merin, por edhe e ka acaruar e cila e ka nisur ditën me debate me tone të larta dhe ofendime ndaj banorëve.

Në fillim u kap me Vesa Smolicën, të cilës i tha “se deri sa të iku nga këtej, ju do e keni jetën ferr”.

Madje asaj dhe Fation Kuqarit, Meri u tha “njerëz që kanë dështuar nga të gjitha aspektet e jetës”.

Pjesë nga debati:

Meri:Deri sa të iku nga këtej ju do e keni ferr, o njerëz të dështuar që keni dështuar në të të gjitha aspektet e jetës tuaj”.

Vesa:Të presim në prime”.

Meri:Ju keni dështuar në të gjitha aspektet e jetës”.

Vesa:Në puc e ke”.

Meri:Keni ardhur këtu që të merrni ndonjë gram fansa. O dështake, ke manipuluar edhe Fationin këtë dështakun tjetër”.

Heidi:O Mer”.

Meri:S’ka çfarë të duhet ty, shiko punët e tua ti se atje te zinxhiri zgjodhe shoqet e tua ti dhe s’më zgjodhe mua. Afër ke qëndruar me mua, të kam mbajtur unë”.


Shtuar 7.02.2024 15:09