Ditën e djeshme u mbajt protesta e parë për rritjen e çmimit të karburantit. Organizatorët bënë me dije se protestat do të vijojnë çdo ditë, duke paralajmëruar grumbullime edhe në qytetet e tjera.
Ditën e sotme në orën 17:00 do të ketë protesta në të gjitha qytetet dhe lajmërimet nuk kanë munguar në rrjetet sociale. Dhe cila është mënyra për të pasur sa më shumë protestues? Përgjigjen e dinë më së miri shkodranët. Për protestën e thirrur në këtë qytet, ata kanë ‘ftuar’ disa nga emrat më të njohur të showbizzit shqiptarë.
None found
Bora Zemani, Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj dhe Ilir Shaqiri janë disa nga personazhet në posterin që po qarkullon në rrjetet sociale.
“Do të jemi afër bashkisë Shkodër, kemi VIP-at, për rininë që ka dëshirë me na u bashku. Ju presim, të protestojmë për rritjen e çmimeve!”, thuhet në njoftim.
Natyrisht që këta emra nuk do të jenë realisht pjesë e protestës, por posteri ka pasur për qëllim të ironizojë çështjet më të rëndësishme, sidomos për brezin e ri. Duke ditur reagimin që publiku ka për këta personazh, ata i kanë bërë pjesë të posterave të tyre. E për të parë reagimin që kjo ironi ka pasur, mbetet për t’u parë.
Por meqë jemi të këto personazhe, janë pikërisht VIP-at shqiptarë që kanë trazuar publikun duke marrë mbështetjen e tyre në mënyra nga më të ndryshmet. Por sot, në këto ditë kur vërtetë publiku dhe qytetarët e thjesht kanë nevojë për ta, për zërin e tyre që është “më i lartë”, ato nuk kanë bërë asnjë reagim për këto rritje çmimesh.
Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…
Modeli i parë i prodhimit nga marka e re BMW Alpina po i afrohet prezantimit në treg. Me vitin 2027…
EgnatiaEgnatia do të kthehet në fushë për ndeshjen e tretë që do të luajnë në Conference League përballë Universitatea Craiova,…
Barcelona ka nisur lëvizjet për të transferuar mbrojtësin e Arsenalit, Piero Hincapie, gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas raportimeve, drejtori sportiv…
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke theksuar se qytetarët…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lezhës. Ngjarja…