showbiz

Bora dhe Donaldi u panë bashkë, Antonela rrëfen se si reagoi Beatrix për ribashkimin e tyre

Ndërsa rrjeti zien për “ribashkimin” e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, të gjithë janë kuriozë se si e ka pritur Beatrix Ramosaj këtë lajm. Edhe pse nuk kanë konfirmuar asgjë publikisht, moderatorja dhe aktori i humorit u panë mjaft të afërt në sfilatën që mbajti Valdrin Sahiti.

Ka qenë Antonela Berisha, ish banore e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, me të cilën Beatrix Ramosaj ka një raport mjaft të ngushtë, e cila ka treguar se si ka reaguar këngëtarja. E ftuar në emisionin “Goca dhe gra”, Antonela pranoi se ishin bashkë kur këngëtarja pa lajmin në mediat online.

Të lidhura

None found

“Ishim për darkë dhe u kthyen njerëzit duke na parë në një moment. Po mendonim se çfarë ndodhi. Pastaj pamë portalet dhe nuk ndodhi asgjë. Vazhduam darkën. Mirë është Beatrix. Është super, po merret me disa projekte të reja. Të isha unë si ajo do bëja ndonjë udhëtim në Kosovë, jo te ata.

Trixa është super femër dhe e kërkuar. Ndonjëherë ne femrat u japim rëndësi atyre që nuk duhen.”, tregoi Antonela. Kujtojmë që shumë fansa janë shprehur entuziastë për dyshen Bora dhe Donald ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin se nuk duhej ta falte pas gjithë asaj që i bëri.

të fundit

ZKA nis auditimin e efektivitetit të programeve bujqësore dhe zhvillimit rural

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2026/2027, ka filluar auditimin e performancës…

8 minutes ago

Nga grumbullimi i parë me kuqezinjtë te përballja me Elbasanin, Ysni Ismaili: Krenar për ftesën! Glen Daja e ka ngritur ekipin, synojmë maksimumin

Ysni IsmailiYsni Ismaili u konsiderua prurja e re e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e nëntorit, atë me Finlandën dhe…

10 minutes ago

Largimi befasues nga skuadra angleze, e uruan trajnerin në mëngjes për ditëlindje dhe pas disa orësh e pushuan

Blackpool ka shkarkuar trajnerin Ian Evatt në ditëlindjen e tij të 45-të, vetëm disa orë pasi e uruan atë në…

11 minutes ago

Si u përpoq 25-vjeçari Albi Muça të mashtronte sipërmarrësin, unë jam Edi Rama, më jep 1 milion euro ose… (VIDEO)

Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro një biznesmeni, duke u prezantuar…

11 minutes ago

Analiza e CNN: Samiti trepalësh me Trump, avantazh për Xi dhe Putin në përpjekjen për një rend të ri global

Një takim i pazakontë mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit kinez Xi Jinping dhe atij rus Vladimir Putin është zhvilluar…

16 minutes ago

Zbulohet data, ja kur nis spektakli “Big Brother VIP Albania 6”

Gjatë një paraqitjeje televizive në rrjetet sociale, gazetari i njohur Elton Tozaj, ka zbardhur detaje rreth edicionit të ardhshëm të…

20 minutes ago