Menaxheri i VIP-ave Alesio Alija ka folur së fundmi rreth koncerteve të këngëtarëve shqiptarë jashtë vendit, veçanërisht në Australi. Teksa po fliste për fitimet e këngëtarëve shqiptarë në koncerte, ai shprehu se artistët që kërkohen dhe paguhen më shumë janë ata që kanë vite në tregun muzikor dhe që kanë punuar fort për të arritur aty ku janë. Sipas tij vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj, të cilët ai nuk i njihte, nuk kanë ende një karrierë të mirëfilltë muzikore.
“Përmende dy çuna se nuk iua di emrin, ça janë këngëtarë a humoristë. “In” do të thotë të kesh një karrierë, të jesh këngëtar. Nuk të rritet vlera ty që bëre dy këngë edhe dole në një emision televiziv se nuk e kuptoj fare. Të jesh kënëgtar nuk është që “bëra një këngë, mora 2-3 milion klikime”, nuk e dimë a janë të vërtet apo s’janë dhe “u bëra këngëtar.” Të jesh këngëtar ti duhet t’i japësh publikut, sepse unë punoj që 13 vite me këngëtarë botërorë, të famës botërore. Noizy është një person… mbi të gjitha i jep publikut, dhe ka punuar për këtë ditë ku ka arritur. Disa kënëgtarë e meritojnë, disa nuk e meritojnë fare. Dj iu ikën punë sepse këta këngëtarë vijnë aty rrinë 40 minuta, dhe as për të kënduar nuk këndojnë dot rrinë aty me të gjitha të regjistruara. Kjo është skandal i diskotekave shqiptare.”, tha ai në “Shqipëria Live.”
None found
Pyetjes se kush ka shitur më shumë bileta në koncertet që ai organizon në Australi, menaxheri iu përgjigj kështu:
“Në Australi Noizy ka shitur më shumë. Beatrix nuk njihet në Australi, është një treg shumë i largët. Aty kërkohet Elvana Gjata, Ledri, Noizy, Aurela… Duan akoma shumë rrugë ta që të arrijnë në këtë moment.”
Në një intervistë për News24, pedagogu Lush Susaj, komentoi protestën qytetare që vijon kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së…
Kremlini reagoi pas lajmeve se Britania do t`i japë Kievit informacionin e nevojshëm për prodhimin e raketave me rreze të…
Një blackout i rrjetit të Vodafone raportohet në zona të ndryshme të jugut të Shqipërisë, duke shkaktuar probleme të konsiderueshme…
Kina ka nisur tërheqjen më të madhe të automjeteve në historinë e saj për shkak të problemeve të sigurisë që…
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, presidenti Bajram Begaj, përkujtoi viktimat e internimit komunist…
Operatorët e transportit publik, brenda një periudhe të shkurtër, kanë ngritur sërish alarmin se nuk po arrijnë të përballojnë kostot…