showbiz

Tha se doli me humbje nga koncerti i saj, Nora Istrefit revoltohet me menaxherin e VIP-ave: Po njollos karrierën time

Nora Istrefi ka reaguar pas deklaratës së Alesio Alia, menaxher i njohur VIP-ash i cili angazhohet me koncertet e këngëtarëve shqiptarë jashtë vendit, kryesisht në Australi. Teksa po fliste për fitimet e këngëtarëve, ai përmendi rastin e një koncerti të Nora Istrefit, ku tha se ka dalë me humbje.

“Nora nuk ka pasur këngë hite, unë i bëra një favor mikut tim ngaqë ai merret me Norën. E mora dhe unë bëra diçka për festën e Pavarësisë së Kosovës dhe nuk kisha suport fare nga ata por më shumë nga njerëzit e mi dhe për t’i bërë nder nuk bëra asnjë gjë po humba lekë nga koncerti Norës.”, u shpreh ai.

Të lidhura

None found

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e këngëtares, e cila përmes një shkrimi të gjatë, ka treguar versionin e saj. Sipas këngëtares, ai nuk tregon seriozitet në punë ndërsa shton se Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen, janë të kota e të pabaza.”

“Është dëshpëruese ku dëgjova një deklaratë si ajo e Alesios në Top Channel. Deklarata se ai paska humbur nga koncerti në Australi për shkakun tim është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi pati mjaftueshëm publik duke marrë parasysh jo-seriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve.

E vërteta: Alesio në koncertin paraprak njoftoi se në Australi do të performojnë dy nga kolegët tanë, dhe i nxori në shitje biletat. Por, në koncert nuk këndoi njëri nga artistët më të mirë në shqiptari, dhe publiku u zhgënjye. Ky veprim i tij ndikoj që fansat të mos besojnë në mbajtjen e koncertit tim.

Apo t’ia kenë marr inat. Sikur të ishte korrekt nuk do t’i zinte salla pjesëmarrësit sikur në koncertin e dytë të mbajtur pikërisht në Australi. Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen, janë të kota e të pabaza…”, shkroi artistja.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

4 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

4 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

4 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

4 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

4 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

4 hours ago