Melinda Ademi ka performuar së fundmi në një koncert në Vjenë.
Në mesin e shumë videove nga atmosfera e krijuar njëra mori më së shumti vëmendje.
Teksa po performonte Melinda përshëndeti fansat duke i zgjatur dorën dhe papritur dikush e kapi dhe nuk e lëshonte më.
E trembur Meinda kthehet nga sigurimi, i cili ndërhyn menjëherë ndërsa edhe pse vazhdon performancën reperja dukej e shqetësuar nga situata. Sigurimi i këngëtares nuk e ka lënë me aq, madje menaxheri i Melindës është pëplasur fizikisht me fansin në mes të skenës.
Video e menaxherit ka bërë xhiron e rrjetit, por fansat e Melindës kanë zbuluar padashje se këngëtarja nuk do që këto pamje të qarkullojnë.