Rajmonda Bulku një ndër aktoret e dashura të publikut shqiptar e cila gjithnjë ka spikatur me rolet kinematografike, ka udhëtuar sot drejt Tushemishtit.
E kur themi Tushemisht, si mund të largohemi pa bërë një foto me ‘teto Ollgën’ ashtu siç ka bërë edhe Rajmonda.
“Në Tushemisht me Violetën e dashur, respektuar!!! Mall….”, ka shkruar aktorja në postimin e saj në Instagram.
Kujtojmë se Rajmonda Bulku ka luajtur krah Violeta Manushit një ndër rolet e saj më të spikatura, Melin. Violeta ishte gjithashtu në një ndër komeditë e saj të paharruara, me të cilën kujtohet edhe sot, Teto Ollgën.