Meghan Markle luan në një serial që do të fillojë të transmetohet nga 15 janari në platformën e abonimit Netflix dhe i kushtohet pasionit të Dukeshës së Sussex për gatimin.
“Mezi pres ta ndaj me ju”, thotë gruaja e Princit Harry në një mesazh të postuar në Instagram. “Shpresoj që ju ta shijoni serialin po aq sa unë e kam krijuar atë”, shtoi ajo.
Seriali i titulluar “Me dashuri, Meghan”, ndjek protagonisten në aventurat e saj kulinare. Në një trailer që u publikua sot, shohim Meghan Markle duke përgatitur receta të ndryshme, duke mbledhur mjaltë nga një koshere dhe duke u shërbyer tryezën miqve.
Pasi u larguan nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020, Harry dhe Meghan janë shfaqur në një dokumentar të Netflix që tregon keqbërjen e familjes mbretërore dhe gazetat skandaloze në Britani.
Prillin e kaluar, Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan partneritetin e tyre të vazhdueshëm me platformën e abonimit për të krijuar seri të reja: një për polo – sporti i vjetër i Harry-t – dhe një për hobin e Meganit për gatimin dhe kopshtarinë.