“Më thanë të vdektë fëmija në bark”- Sara Gjordeni: Asnjë grua nuk duhet t’ja thotë një gruaje tjetër këtë gjë

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi do të bëhen prindër. Ish-banorja e BBVIP 3 ka zbuluar se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo imagjinate teksa rrëfeu edhe një koment të bërë nga një grua e cila e krahasonte me Kiarën për sa i takon shtatzënisë.

“Të vdektë fëmija që ke në bark nëse je shtatzanë sepse po e bën për të ngjarë me Kiarën. Asnjë grua nuk duhet t’ja thotë një gruaje tjetër këtë gjë. Sepse asnjë nga ne nuk është aq idiote për t’i ngjarë dikujt duke ngelur shtatzënë”- tha Sara në emisionin “Cherry on Top” në Top Channel.

Sa i përket Kiarës i kërkoi ndjesë për komentet që ka bërë më herët ndaj saj.

“Mendoj se ndjesë meriton çdo njeri që do ishte në vendin e saj. Nuk ishte diçka e iniciuar nga unë. Nuk kam asgjë personale, por mendoj se ndjesë për atë koment do meritonte çdo grua që do ishte në vendin e Kiarës”.


Shtuar 19.04.2024 22:54

Tags: ,