Me pushime në Brazil, Dua Lipa mahnit me format trupore

Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen sërish teksa u shfaq me një bikini minimalist pranë pishinës së hotelit Fasano në Rio de Janeiro, Brazil, të mërkurën.

Këngëtarja 30-vjeçare, e cila ndodhet në Brazil në kuadër të turneut “Radical Optimism”, ekspozoi barkun e tonifikuar teksa shijonte rrezet e diellit mes koncerteve.

Ajo kishte veshur një set të zi dhe të verdhë, të kombinuar me një fund të lehtë mbulues, ndërsa përgatitej të largohej nga shezlongu. Më vonë, Dua u pa duke drekuar me familjen në plazhin Ipanema, kësaj here me një veshje më të thjeshtë dhe komode: një këmishë të bardhë të hedhur sipër një bikini-topi jeshil dhe xhinse. Me të ndodheshin babai i saj, Dukagjini, nëna Anesa, si dhe vëllai Gjin e motra Rina.


Shtuar 22.11.2025 23:14