“Më nomino dhe je rehat”, Kiara dhe Luizi “grinden” sërish: Je i pakontrollueshëm

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë kujdesur për bebin që ndodhet në dhomën e izolimit ditën e sotme, që është edhe prova e javës për banorët e “Big Brother”.

Ata të dy janë sqaruar me njëri-tjetrin për gjërat që ndodhen gjatë prime-t të mbrëmshëm, u kujdesën për bebi ‘Arbanën’ si dhe kaluan disa momente mjaft intime me njëri-tjetrin.

Megjithatë në një moment kur moderatorja ndodhej e shtrirë në krevat dhe pranë kishte këngëtarin, i tha që ta linte dy minuta.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Nuk kupton kur të them

Luizi: Kur thua ça?

Kiara: Më lër dy minuta

Luizi: Ku?

Kiara: Ik ore se do vi tani, më lër të qetë

Luizi: Jo, do rri këtu me ty. Po shtrihem këtu me ty

Kiara: Jooo

Luizi: Ja u shtriva këtu me ty. E dita se do çohesh. Çohu pra, hajde. Prit një herë të shoh si je

Kiara: Unë dua të lahem

Luizi: Prit kur të vijë radha

Kiara: Ti je i pa kontrollueshëm, të të thotë tjetri më lë 5 minuta dhe nuk ikën

Luizi: Më nomino

Kiara: Të nominoj herën tjetër

Luizi: Më nomino dhe je rehat

Kiara: Ty bashkë me mua

Luizi: Nuk e nominon dot veten

Kiara: Mbledhim mendjen një herë e mirë


Shtuar 25.01.2023 22:33