Shën Valentini apo siç njihet Dita e të Dashuruarve, sot festohet pothuajse në gjithë botën. E në këtë ditë nuk mungojnë as urimet nga artistët e njohur.
Miriam Cani e ka nisur ditën e sotme me një urim dashurie për bashkëshortin e saj Alban Skënderaj. Në këtë ditë ajo ka shprehur gjithë dashurinë që ka për këngëtarin dhe tregon sesa falenderuese është ndaj tij.
Me fjalë nga më të bukurat, Miriami shkruan: “Gëzuar dashuria e jetës sime. Të dua më shumë se gjithçka tjetër. Faleminderit që edhe pas 17 vitesh di sesi të më bësh të lumtur çdo ditë. 30/05/2007.”