showbiz

“Me një dorë mbaja djalin, me një dorë mbahesha nëpër shkallë” Fermerët rrëfejnë përjetimet e frikshme të tërmetit: Ishte si ndjesi lufte

Teksa qëndrojnë së bashku në verandën e “Ferma VIP”, fermerët kanë ndarë përjetimet e tyre të tërmetit.

Çiljeta shprehet se për të tërmeti i Shtatorit ka qenë më i frikshëm sesa i Nëntorit.

Të lidhura

None found

“Më shumë kam përjetuar tërmetin e Shtatorit. Më është dukur fundi i botës. Toka nuk pushonte së tunduri. Një shtëpi ngjitur ikte kshu si dallgë. Ndërsa kur ra tërmeti i Nëntorit e parandjeva dhe për herë të parë vesha pizhame. Sa ka nisur zhurrma, pa filluar lëkundja kam marrë Fernandon në krahë dhe kam zbritur. Me një dorë mbaja djalin, me një dorë mbahesha, ndërkohë merrja dhe Albanin në telefon. Kam ikur deri tek TEG-u me makinë, por harrova cigaret. U ktheva prap në lagje i mora një komëshiu cigaret”, thotë Çiljeta.

Renisi ka treguar se e ka përjetuar keq tërmetin, pasi ka qenë në epiqendër.

“Unë kam qenë më në epiqendër. Isha në shtëpi, sa isha zgjuar nga gjumi drekës. Ndërsa tërmeti i Nëntorit ishte i frikshëm nuk mbaronte”, shprehet Renisi

Ndërsa Gloria shprehet se familja e saj e kishin harruar në dhomë dhe i’u desh të dilte vetë e frikësuar.

“Unë isha nga dhoma ime në cep, mami dhe babi kanë marrë vëllanë kanë dalë jashtë. Unë kam dalë nëpër shtëpi duke u mbajtur, më kishin harruar brenda”, tregon Gloria.

Ditea tregon se shumë prej personave që ndërruan jetë, ajo i njihte duke qenë se është nga Durrësi.

“Unë nuk isha në Durrës, isha në Lezhë. Në Durrës u bë shumë keq, ranë pallate. Ne njihnim edhe shumë persona që ndërruan jetë. Pati një lloj solidariteti ato ditë. Ishte si ndjesi lufte”, shprehet Ditea.

“Unë isha në Londër kur ndodhën të dy tërmetet. Të familjes kanë heq tmerr”, thotë Albano.

të fundit

Rovena Zoto futet në garë për Prokuror të Përgjithshëm! Kush është 43-vjeçarja që goditi Call Center-at mashtrues në Tiranë

Prokurorja Rovena Zoto (Bozo), dorëzoi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë kandidaturën për të qenë pjesë e garës për Prokuror…

3 minutes ago

Përse e shtypim vazhdimisht butonin e ashensorit kur ai është aktiv? Psikologjia e shpjegon këtë zakon

Ky veprim i zakonshëm nuk lidhet vetëm me padurimin – ai na krijon një ndjenjë kontrolli dhe e bën pritjen…

14 minutes ago

Apasiev kritikon ashpër VMRO-DPMNE-në pasi ministri i VLEN-it, Jeton Shasivari, aktivizoi shqipen në faqen e Ministrisë së Drejtësisë

Kryetari i partisë opozitare maqedonase Levica, Dimitar Apasiev, ka reaguar ashpër ndaj VMRO-DPMNE-së pas vendosjes së dygjuhësisë në uebfaqen e…

14 minutes ago

Semafori është i gjelbër, por a lejohet kthimi majtas i veturës së kaltër?

Drita e gjelbër dhe veturat që presin mund t’ju çojnë te përgjigjja e gabuar – zgjidhja fshihet diku tjetërSituatat në…

14 minutes ago

Një javë me të panjohurit: si ndikojnë bisedat e rastësishme në mirëqenien tonë

Një eksperiment i thjeshtë tregoi se edhe bisedat e shkurtra me njerëz që nuk i njohim mund të ndikojnë në…

14 minutes ago

Kur dikush e kthen çdo bisedë te vetja: çfarë mund të fshihet pas nevojës për të ditur gjithçka

Pas nevojës për të pasur gjithmonë një histori më të madhe, një përvojë më të fortë apo fjalën e fundit…

15 minutes ago