showbiz

Më në fund! Robert Aliaj i përgjigjet pyetjes “1 milion dollarëshe”: Arsyeja që i lyej thonjtë

Gjatë diskutimit të panelit të ftuar në “Rudina” në Tv Klan për lulen e shqiponjës e cila ka qenë një lloj identiteti në shtëpitë e shumë shqiptarëve, Robert Aliaj sqaroi dy tipare shumë identifikuese të tij. Duke shprehur patriotizmin e tij, Roberti rrëfeu se dy unazat që mban në dorë dhe thonjtë e lyer me të zezë janë lidhja e tij me shqiponjën si një element shqiptar.

Robert Aliaj: Në epokë, unë jam shumë dakord që ne e asociuam në mënyrë direkte edhe nga pikëpamja vizuale dhe e lidhëm pa ndonjë konotacion apo ndonjë ndjesi ancionaliste, nuk ka lidhje fare, thjesht na dukej si shqiponjë dhe e besoj këtë gjë. Pastaj vonë zbuluam që kjo shqiponja kishte një peshë shumë të madhe në historinë e kombit. Unë e lidh me këtë sepse shikoni unë e kam një simbol shumë të rëndësishëm shqiponjën, kam dy unaza të cilat unë… po, dykrenare, bla, bla, e kam marrë shumë si simbolikë.

Të lidhura

None found

Rudina Magjistari: I mban gjithmonë me vete ato unaza?

Robert Aliaj: Po këto i mbaj gjithmonë, këto janë prototipe unazash. Unë i mbaj gjithmonë sepse nuk mund të mbaj unazë tjetër, por unë dua të them, ndoshta për herë të parë ose nuk e di në ka rënë rasti, që unë edhe thonjtë i asocioj me shqiponjën, pavarësisht se njerëzit i paragjykojnë thonjtë.

Rudina Magjistari: Nuk e dija, tani po e marr vesh që ti i lyeje të zinj prej ngjyrës së shqiponjës!

Robert Aliaj: Po, por thoi është elementi më shqiptar që mund të imagjinojmë ne dhe ne si bastardë që jemi dhe ne nuk duam asgjë të trashëgojmë nga të parët tanë, shkelim çdo gjë me këmbë dhe e paragjykojmë dhe flasim para kohe.

Rudina Magjistari: Edhe ti mos përgjithëso të gjithë shqiptarët tani, mos thuaj kështu se nuk janë të gjithë shqiptarët ashtu se na tingëlloi rëndë kjo me thënë të drejtën, s’e pranojmë dot. Ka dhe nga ata plot, por nuk jemi të gjithë ashtu.

Robert Aliaj: Rudina, kam shumë revoltë sepse e kam pasur në kurriz. Gjëja më simbolike e shqiponjës është thoi ku është arma, pse themi shqiponja grabitqare? Ne si shqiptarë, thoin duhet ta kishim patjetër një sport nacional identitar siç kanë skocezët fundin. Edhe ne e kemi fundin, por e paragjykuam dhe e kemi hequr fare nga pazari se nuk e veshim dot, se përndryshe do na quajnë homoseksualë, nuk e di. Unë e vesh për vete por kam hallin e të tjerëve.

të fundit

Haiti i pari ekip i eliminuar zyrtarisht nga Kupa e Botës 2026

Haiti është bërë përfaqësuesja e parë që eliminohet zyrtarisht nga Kupa e Botës 2026, pas humbjes 3-0 ndaj Brazilit në…

38 minutes ago

Haiti i pari ekip i eliminuar zyrtarisht nga Kupa e Botës 2026

Haiti është bërë përfaqësuesja e parë që eliminohet zyrtarisht nga Kupa e Botës 2026, pas humbjes 3-0 ndaj Brazilit në…

39 minutes ago

Cunha udhëheq Brazilin me dy gola, Haiti mposhtet qartë 3-0

Përfaqësuesja e Brazilit i ka arkëtuar pikët e plota në xhiron e dytë të fazës së grupeve, për ta mposhtur…

2 hours ago

Turqia dhe Paraguai synojnë rikthimin, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Turqisë dhe përfaqësuesja e Paraguait do të kërkojnë pikët e para në kualifikimet për Kupën e Botës.Të dyja…

3 hours ago

Goditje e madhe për Brazilin, Raphinha del nga loja pas një lëndimi

Brazili ka marrë një goditje të rëndë gjatë përballjes së Kupës së Botës ndaj Haitit, pasi Raphinha u detyrua të…

3 hours ago

Maroku mposht me vështirësi Skocinë, goli rekord i Saibarit vulos suksesin

Përfaqësuesja e Marokut e ka shijuar fitoren e parë në këtë Kampionat Botëror, duke e mposhtur Skocinë.Maroku arriti fitore shumë…

5 hours ago