Mbrëmjen e djeshme, Gimbo dhe Rogerti, kanë patur debate të forta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ku nuk kanë munguar ofendimet ndaj njëri-tjetrit.
Gimbo i ka kujtuar Rogertit historitë e tij personale që i ka thënë vetë ai. Banori nuk e ka kundërshtuar, vetëm i thoshte ku e kishte gabim.
Ndërkohë në një moment, Dj Gimbo iu drejtua duke i thënë se për shpifjet që ka bërë, me të jashtë do të shihet në gjyq.
Më pas ai shton se për çështjen e kafes që Rogerti i përmend, do të përfundojë me kanun.
Pjesë nga debati:
Rogerti: Të paktën unë nuk ja fus xuxuk për qetësim
Gimbo: Diçka të kallëzoj unë, për shpifjet e tua që ke bërë ti, jashtë shihesh në gjyq me mua
Rogerti: Për ty në gjyq?
Gimbo: Për punën e kafes
Rogerti: Nuk ka gjyq që më ndal mua me pi kafe me ty o zotëri
Gimbo: Jo, jo, këtu nuk e fus ligjin fare unë
Rogerti: Do të pimë kafe para gjyqit ne o vëlla
Gimbo: Këtu punë i mbaroj me kanun unë
