“Bye bye” është bashkëpunimi që është lansuar dy vite më parë nga Tayna dhe Dafina dhe arriti menjëherë suksesin duke u kthyer hit në vetëm pak orë.
Këngëtaret madje gëzonin edhe një miqësi mjaft të ngushtë me njëra-tjetrën, por për fat të keq nuk zgjati shumë. Se çfarë ka ndodhur në mes të repereve nuk dihet mirëpo ato kanë thumbuar shumë shpesh njëra-tjetrën në rrjete sociale.
Është Dafina Zeqiri e fundit e cila ka ndezur sërish zjarrin. Dafi është mjaft aktive në “TikTok” e në një ndër videot e fundit një komentuese i shkruan:
“Tayna left the chat (largohet)”.
“Më mirë”, ja kthen Dafina.
Na mbetet të presim nëse Tayna do t’i kthejë një përgjigje për “sulmin” e drejtpërdrejtë të Dafinës./albeu.com/