Me lot në sy, Selin thyen heshtjen në Dhomën e Rrëfimit pas deklaratave të Rogertit

Pas tensioneve të shumta brenda shtëpisë, Selin ka folur për herë të parë në Dhomën e Rrëfimit, duke shpërthyer në lot dhe duke reaguar ashpër ndaj fjalëve të Rogertit, të cilat kanë shkaktuar debat të madh si mes banorëve, ashtu edhe jashtë shtëpisë.

E prekur emocionalisht, Selin u shpreh se deklaratat e Rogertit i kanë kaluar çdo kufi. “T’i thuash dikujt: ‘Unë të isha vëllai yt s’të kisha lënë të hyje në shtëpi’, tregon shumë.

Tregon që unë aty jashtë pale si kam dalë dhe ky tani po bën rolin e familjarit”, tha ajo me zë të dridhur, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë të gjykojë jetën personale të një tjetri.

Selin shtoi se ishte thellësisht e zhgënjyer nga mënyra se si Rogerti u shpreh, duke prekur edhe stereotipe krahinore.

“Mendova që veriorët janë burra, nuk bëjnë llaka-llaka si puna jote”, u shpreh ajo, duke theksuar se ajo që e lëndoi më shumë nuk ishte vetëm fjala, por qëllimi pas saj.

Situata mes dyshes mbetet e tensionuar dhe pritet të sjellë përplasje të reja në ditët në vijim, që mbetet për t’u parë.

Rikujtojmë që gjithë këto përplasje mes dyshes kanë ardhur si pasojë e ndarjes së krevatit mes Mirit dhe Selin.


Shtuar 21.01.2026 20:23

Tags: ,