Me lot në sy, Drenusha rrëfen sfidat pas ndarjes nga Atilla

Edhe pse bënë “paqe” duket se Drenusha nuk i harron kurrë vështirësitë me të cilat u përball pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh.

Nuk është hera e parë që Drenusha rrëfehet me banorët lidhur me këtë çështje. Së fundmi, në një moment të thellë emocional, Drenusha derisa po diskutonte me Anisën, foli haptas hapi për sfidat dhe dhimbjen që ka përjetuar pas ndarjes nga Atilla.

Me lot në sy, ajo tregoi se si kjo periudhë ndikoi tek ajo personalisht dhe emocionalisht, duke e përballur me vështirësi që i ndryshuan jetën.

“Më së shumti më ka ndikuar keq, kur ai në gjyq ka thënë kjo nuk është nënë e mirë. Kur ai e di më së miri që për fëmijë krejt senet në jetë i kam lënë, në fund edhe atë e kam lënë për fëmijë”, u shpreh mes lotësh Drenusha.


Shtuar 28.11.2024 19:36