“Më ka ngelur traumë!”/ Ja arsyeja pse Dijonisi nuk e pëlqen të enjten

Gjatë një bisede të zhvilluar ditën e sotme me fermerët e tjerë, Dijonisi ka treguar se dita e enjte është më pak e preferuara për të.

Kjo për shkak të një arsyeje të çuditshme. Do të thoni ju cila është?

Sipas tij, kjo ditë i ka shkaktuar “trauma” kur ishte fëmijë, të cilat lidhen me shkollën.

Ai është shprehur se ditën e enjte ka patur shumë libra për të mësuar dhe i është kthyer në ditë tmerri!

“Të enjten nuk e dua. Më ka mbetur traumë që i vogël. Kemi pasur libra shumë dhe që fëmijë më është kthyer në një ditë tmerri”, tregoi Dijonisi.

 


Shtuar 8.05.2024 16:29