Dea Mishel Hoxha e nisi këtë mëngjes me një intervistë në “Wake Up”. Teksa foli për marrëdhëniet me ish-banorët pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ajo tha se i ka ngelur hatri vetëm me njërin prej tyre. Dea Mishel citoi në studio një deklaratë që Beati ka bërë për të.
“Nuk ndodhi asgjë me Dean, ajo kishte disa ngacmime që i bënte herë pas here. Natën që do flinim jashtë më pyeti se ku do flesh e me kë do flesh. I thashë do fle afër Maestros. E mirë më tha do fle afër teje.
Ato janë ngacmime, po nuk i jam afruar. Më vinte keq se dukesha sikur sillesha keq me të, po nuk e ndjeja, nuk kisha se çfarë bëja. Nuk bënim muhabet. Mundohesha që të mos i jepja më shumë afrimitet që mos ta keqkuptonte”.
Dea Mishel u shpreh se kjo deklaratë e modelit e ka bërë për të qeshur, pasi në asnjë moment nuk ka flirtuar me të.
“U duk sikur ka lexuar akuzat për mua që jam flirtuese dhe i ka shtuar edhe ai këto akuza. Nuk e kam ngacmuar në asnjë moment”.
Liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel. Samiti do të…
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme kërkon autorizimin e Kuvendit për një masë arresti ndaj numrit 2 të…
Ditën e djeshme, një situatë e tensionuar dhe e pakëndshme, ka shoqëruar episodin e programit “Përputhen”, ku një debat mes dy…
Në vitin 2025, Shqipëria paraqitet si vendi me nivelin më të lartë të dëshirës për emigrim në Rajon, sipas të…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.3 lekë, në shitje me 82.6 lekë. Euro, do…
Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht me…