showbiz

Tensione në “Përputhen”, plas grushti mes djemve (VIDEO)

Ditën e djeshme, një situatë e tensionuar dhe e pakëndshme, ka shoqëruar episodin e programit “Përputhen”, ku një debat mes dy konkurrentëve ka kaluar kufijtë e fjalëve dhe ka përfunduar në përplasje fizike në studio.

Ngjarja përfshiu dy nga konkurrentët, Ibrahimin dhe Josipin, të cilët fillimisht u përplasën verbalisht, për të degraduar më pas në një incident që tronditi publikun dhe pjesëmarrësit në program.

Të lidhura

None found

Sipas pamjeve të transmetuara, gjithçka nisi nga një koment provokues “të dogji”, i drejtuar nga njëri konkurrent ndaj tjetrit.

Reagimi ishte i menjëhershëm. Komenti nuk u prit aspak mirë nga konkurrenti tjetër, i cili u ngrit nga vendi i tij, duke shkaktuar tension dhe përshkallëzim të situatës në studio.

Debati u përshkallëzua me tone të larta, duke kaluar më pas në kontakt fizik mes dy djemve, ndërsa produksioni dhe konkurrentët e tjerë ndërhynë për të ndalur përplasjen.

Gjatë kaosit në studio, një nga konkurrentet vajza dëgjohet duke bërë akuza ndaj njërin prej djemve, duke thënë se ai ishte në gjendje të dehur dhe se nuk po aktronte për kamerat.

“Është tap, nuk po aktron, ka pirë alkool”, dëgjohet të shprehet ajo, deklaratë që shtoi edhe më shumë tensionin në situatë.

Incidenti ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e programit kanë shprehur shqetësim për nivelin e dhunës në një format që synon njohjen dhe krijimin e lidhjeve romantike.

 

të fundit

QKUK raporton 320 shërbime emergjente brenda 24 orëve, 20 të lënduar në aksidente trafiku

Përgjatë 24 orëve të fundit, ekipet e Qendrës Emergjente të QKUK-së kanë ofruar gjithsej 320 shërbime emergjente për qytetarët. Sipas…

20 seconds ago

Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e fajdesë në Prizren

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka kërkuar paraburgim ndaj tre të dyshuarve, Fadil Selimit, Beqir Selimit dhe Arsim Doganit, të cilët…

43 seconds ago

Superkompjuteri parashikon triumfin e Bayernit dhe një surprizë të madhe në Bundesligë

Superkompjuteri ka bërë një tjetër parashikim të madh në Bundesliga, ku sërish Bayern Munichu do ta fitojë titullin kampion.“Bavarezzët” që…

1 minute ago

DUI Calls for the Dissolution of Parliament and Early Elections

Bashkimi Demokratik për Integrim në një njoftim për media thotë se e përshëndesin gatishmërinë e shprehur nga kryeministri Hristijan Mickoski…

2 minutes ago

The US Again Calls on Kosovo’s Leaders to Establish Institutions

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve,…

2 minutes ago

Jean-François Huchet, France’s New Ambassador to Kosovo

Jean-François Huchet do të jetë ambasadori i ri i Francës në Kosovë. Sipas dekretit të publikuar më 10 gusht 2026, ai…

3 minutes ago