Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka reaguar pas ngjarjes së trishtë që ndodhi në Gjermani, ku u vra 28-vjeçarja shqiptare Jetmira Beka nga ish-bashkëshorti i saj.
Fjoralba shkruan se i ka hyrë frika për të sjellë në jetë një vajzë, që nesër mund të vritet nga shoqëria.
None found
“Nuk di ç’të them, përveç se më ka hyrë në palce frika, që të sjell një vajze në jetë nesër, në një shoqëri qe vetem i cungon e vret çdo ditë! Ngushëllime familjarëve”-shkruan ajo.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Aachen në Gjermani, ku 28-vjeçarja Jetmira Beka me origjinë shqiptare u masakrua me thikë në një parkim.
Mediat e huaja shkruajnë se autori i ngjarjes së rëndë është ish-bashkëshorti i 28-vjeçares, një 37-vjeçar po me origjinë shqiptare nga Mitrovica. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 të pasdites së të shtunës 20 maj. Autori është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes së rëndë të shtunën, ku ka rrëfyer përpara hetuesve krimin.
Vijon situata e tensionuar në Roskovec të Fierit, ku Refit Buzi, ka refuzuar të dorëzohet te policia pas disa orësh…
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dhe erë…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, Jonas Westerlund. Sipas njoftimit,…
Analisti i sigurisë, Avni Islami, tha se Aleksandër Vulin po përdor narrativën e frikës, po Kosova por vazhdon të ruajë…
Në orët e para të ditës së sotme (24.07.2026) në SPB Shkup është raportuar se në rrugën magjistrale Shkup –…
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim pune me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kushtuar avancimit…