Këngëtarja e njohur amerikane, Halsey, ka zbuluar se po përballet me sëmundje kronike, me lupusin dhe leukeminë, për një kohë të gjatë. Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Halsey njoftoi mbi gjendjen e saj shëndetësore, duke arsyetuar kështu edhe mungesën e saj në skenë.
Ajo nuk konfirmoi se me çfarë sëmundje është diagnostikuar, por që në postim ka etiketuar institutin që bën kërkime shkencore mbi sëmundjen “lupus” e cila ‘lufton’ organet dhe sistemin autoimun, si dhe institutin që bën kërkime dhe donacione për leukeminë.
“Thënë me pak fjalë, jam me fat se jam gjallë. Thënë me shumë fjalë, kam shkruar një album” shkroi Halsey.
Në postimet e bëra, Halsey shfaqet pa flokë, duke marrë terapi në spital, duke pirë medikamente dhe duke u kujdesur për veten.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja ka qenë e sëmurë. Në vitin 2022, Halsey bëri të ditur se ka pasur probleme serioze shëndetësore.