showbiz

“Më është copëtuar zemra”/ Influencerja Nara Smith zbulon se vajza e saj 2-vjeçare u diagnostikua me kancer: Nuk isha gati ta tregoja më herët

Pas videove të qeta ku përgatiste bukë, ëmbëlsira dhe vakte për familjen e saj, askush nuk e imagjinonte se pas kamerës Nara Smith po jetonte një nga periudhat më të dhimbshme të jetës së saj.

Modelja dhe influencerja me miliona ndjekës ka zbuluar se vajza e saj 2-vjeçare, Whimsy Lou, u diagnostikua me kancer në fund të vitit të kaluar, një lajm që, siç thotë vetë ajo, i ndryshoi përgjithmonë jetën.

Të lidhura

None found

Në një rrëfim prekës, Nara tregon se gjithçka nisi kur instinkti i saj si nënë i tha se diçka nuk shkonte me të voglën. Fillimisht e çuan në urgjencë, por përgjigjet nuk ishin të qarta. Më pas pediatri kërkoi që Whimsy të dërgohej menjëherë në një spital pediatrik, ku iu nënshtrua analizave të shumta, radiografive, ekografive dhe në fund një biopsie.

Përgjigjja ishte ajo që asnjë prind nuk dëshiron ta dëgjojë.

Mjekët konfirmuan se Whimsy kishte kancer dhe se sëmundja ishte përhapur, duke bërë të nevojshme nisjen e menjëhershme të kimioterapisë.

Nara rrëfen se ajo dhe bashkëshorti i saj, modeli Lucky Blue Smith, vendosën ta mbanin gjithçka larg syrit të publikut. Jo sepse donin ta fshihnin, por sepse nuk ishin gati ta përjetonin edhe përballë miliona njerëzve.

“Duhej të ishim vetëm prindër. Çdo energji tonën e kishim për vajzën,” shpjegon ajo.

Nara e përshkruan atë periudhë si më të vështirën e jetës së saj. Në të njëjtën kohë kujdesej për katër fëmijë shumë të vegjël, sapo kishte sjellë në jetë vajzën e saj më të vogël, përpiqej të vazhdonte punën dhe kalonte ditë të tëra në spitale, duke ndjekur trajtimet e Whimsy.

Edhe pse deri tani nuk ka bërë publik llojin e kancerit që ka vajza dhe as detaje të tjera mbi gjendjen e saj shëndetësore, Nara vendosi ta ndajë historinë për një arsye të vetme: të inkurajojë prindërit të mos injorojnë kurrë instinktin e tyre.

“Nëse ndjeni se diçka nuk shkon me fëmijën tuaj, vazhdoni të kërkoni përgjigje. Besojini vetes”, ishte mesazhi i saj.

Historia e Narës ka prekur miliona njerëz në mbarë botën, sidomos sepse deri më sot ajo ishte njohur si simbol i një jete familjare të qetë dhe harmonike. Modelja 24-vjeçare u bë fenomen në TikTok dhe Instagram me videot ku përgatit nga e para receta të ndërlikuara për familjen e saj, ndërsa bashkëshorti i saj, Lucky Blue Smith, është një nga modelet meshkuj më të njohur në industrinë ndërkombëtare të modës.

Dyshja u njoh në Javën e Modës në Milano në vitin 2019 dhe vetëm pak muaj më vonë vendosën të martoheshin. Ata kurorëzuan dashurinë më 21 shkurt 2020 dhe sot janë prindër të katër fëmijëve: Rumble Honey, Slim Easy, Whimsy Lou dhe Fawnie Golden.

Një nënë e gjendur që përballë frikës më të madhe zgjodhi të flasë, me shpresën se përvoja e saj mund të ndihmojë edhe familje të tjera që po kalojnë të njëjtën betejë të heshtur.

të fundit

Barcelona hap negociatat për rinovimin e Raphinhas, Deco zhvillon takim me sulmuesin brazilian

Barcelona ka nisur kontaktet e para për rinovimin e kontratës së Raphinhas, ndërsa drejtori sportiv i klubit, Deco, ka zhvilluar…

6 hours ago

Pse disa njerëz nuk e ndryshojnë fotografinë e profilit për vite me radhë? 5 shpjegime të mundshme

Nga mënyra si e shihni veten dhe zakoni, deri te privatësia – e njëjta fotografi nuk tregon domosdoshmërisht atë që…

6 hours ago

Japan records historic milestone as more than 100,000 people reach at least 100 years of age

Më shumë se 100 mijë persona mbi 100 vjeç jetojnë aktualisht në Japoni, duke shënuar një rekord të ri për…

6 hours ago

Horoskopi 16 Shtator 2026/ Njihuni me surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Merkuri do ju nxite te tregoheni shume idealiste gjate kësaj dite dhe kjo mund te shkaktoje probleme te njëpasnjëshme.…

6 hours ago

From Kosovo to The Hague, Albanians await the Special Court’s ruling on KLA leaders

Pak metra larg Gjykatës Speciale, qindra shqiptarë janë mbledhur sonte me flamuj kombëtarë e pankarta patriotike në përkrahje të krerëve…

6 hours ago

Edi Rama is expected to travel to the US on September 20; planned meetings revealed

Kryeministri Edi Rama pritet të niset më 20 shtator drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas gazetarit të Top Channel,…

6 hours ago