Me dorën në zemër e sytë plot jetë, dorëzohet Mariza Ikonomi: Jam e dashuruar (VIDEO)

Këngëtarja e mirënjohur Mariza Ikonomi ka gjetur dashurinë e zemrës. Kështu pohoi ajo në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi. Vetëm pak ditë më parë këngëtarja mbajti koncertin e parë recital në Tiranë, i cili u quajt “Mariza dhe qyteti”.

Teska Ermali e pyet se nëse në gjithë këto vite juritë e ndryshme në Festivale i kishin asaj një borxh për prodhimet e shumta e cilësorë që kishte sjellë, këngëtarja theksoi se “unë kam pasur shumë raste ku vetë publiku ka dashur që të jem çmimi i parë i Festivalit. Ta quash borxh nuk e di, po sigurisht që ka pasur raste që jo vetëm pretendoja por jam e sigurt që duhet ta merrja çmimin e parë”.

Në rubrikën “Në qytetin e Marizës” Ermali e pyet se ku është dashuria dhe këngëtarja nuk heziton t’ja tregojë duke vendosur dorën pranë zemrës dhe duke thënë që është aty. Por a janë të vërtetë zërat që ka një dashuri në jetën e saj?

“Po. Jam falenderuese shumë për dashurinë time”.

Gjatë bisedës u ndalën edhe në tre gjërat që vlejnë më shumë në jetë. Këngëtarja duket se nuk zgjedh që të çmojë dhe vlerësoj karrierën, përpara dashurisë dhe qetësisë shpirtërore.

“Karriera me thënë të drejtën është një gjë që unë e mbaj përpara sepse unë kam zgjedhur ta bëj, apo më ka zgjedhur ajo mua kur kam qenë e vogël. Por nuk është ajo që unë çmoj më tepër. Sepse karrirën sot e ke, nëse s’e ke; ka uljet dhe ngritjet e veta”.


Shtuar 1.10.2021 12:37