“Më dhemb trupi”, Meritoni ofrohet ta ndihmojë, Rikja e ironizon: Jo, se mërzitet nusja

Teksa ishin ulur në tavolinën e ngrënies, Rikja dhe Meritoni janë ngacmuar me njëri-tjetrin. Banorja e Big Brother VIP u shpreh se kishte nevojë për një masazh, ndërsa Meritoni ofroi t’ia bënte.

Rikja ia ka kthyer me ironi duke u shprehur se do të bëhet nusja xheloze, epitet që i drejtohet Ilnisës.

Rikja: Kam nevojë për një masazh.
Meriton: Do ta bëjmë.

Rikja: Për Zotin më dhemb i gjithë trupi.

Meriton: Do ta bëjmë.

Rikja: Jo, se po qan nusja pastaj. A të keqen, s’dua të qaj nusja pastaj. Do të më ftosh në dasëm? Aman mos më helmoni. Të paktën mos më helmoni.

Meritoni: O shpirti im. Vetë dasma je ti.

Rikja: Do të vi me të zeza.

Meritoni: Ti je vetë dasma, në atë moment që do të martohem unë. Ke për të ardhur aty.


Shtuar 29.01.2024 23:31