Pas eliminimit nga “Dancing With The Stars”, Irini Qirjako ka qenë e ftuar në “Pardon My French”.
Artistes së njohur i është drejtuar pyetja: ” Me cilin apo cilën nga anëtarët e jurisë je më pak e kënaqur me pikët që të ka vlerësuar në “Dancing With The Stars?”
Unë e thashë edhe atë ditë që dola, nga të gjithë kam marrë fjalët më të bukura. Nuk jam nisur kurrë nga pikët, fjalët e bukura kanë mbetur në mendjen time. Ata kishin mendimin e tyre, por një gjë ka rëndësi që e bukura mbetet shumë në mendje. Unë Kledi Kadiun e adhuroj, është një balerin i përkryer që na nderon me talentin e tij, është profesionist dhe kur bën vërejtje i bën me dashuri dhe mirësi. Po ashtu edhe Armand Peza ka folur mirë për mua dhe nuk mund ta gjykoj, ka qenë shumë pozitiv. Edhe Valbona me Dalinën gjithashtu kanë qenë shumë të mira me mua. Të gjithë janë sjellë shumë mirë. Ndoshta edhe për shkak të statusit tim dhe për guximin që mora, ndoshta të tjerët nuk do guxonin. Unë jam e lumtur që në raste të tilla të mirëpret dhe të mbështet publiku.