showbiz

“Më bëri çudi”, Diola Dosti rrëfen çfarë i tha ish-bashkëshorti pas daljes nga “BB VIP” (FOTO LAJM)

Aventura në “Big Brother” e Diola Dostit nuk zgjati ndoshta aq sa ajo vetë priste apo mendonte, megjithatë ish-banorja e reality show-t arriti të qëndronte brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri më shumë se sa një pjesë e mirë e publikut priste, duke u bërë herë pas here pjesë e debateve e diskutimeve të forta, madje duke i “mbijetuar” edhe disa nominimeve të rëndësishme.

Po ashtu ajo pati mundësinë të rrëfente për të gjithë historinë e saj të dashurisë, divorcin, vështirësitë që kishte kaluar si një nënë single me 3 vajzat e saj dhe se si ja kishte dalë të bënte përpara në karrierë dhe të arrinte në stadin ku gjendet, teksa ky rrëfim e preku jo pak publikun, duke na dhuruar edhe një prej momenteve më emocionuese në program.

Të lidhura

None found

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Pardon My French” në Top Albania Radio, ndër të tjera Diola ka zbuluar edhe se cfarë ka folur me ish-bashkëshortin, fill pas daljes nga reality show, duke marrë parasysh se e ka përmendur jo pak herë gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Ish-bashkëshortin e kam takuar të nesërmen dhe më bëri çudi me thënë të drejtën sepse më dha dorën tamam jo si gjithmonë gjysmë”, ka thënë Diola.

Ajo u shpreh se fillimisht i ka dërguar një mesazh atij ku i kishte kërkuar ndjesë nëse kishte thënë ndonjë fjalë që e kishte prekur, ndërsa e kishte falenderuar edhe që ishte kujdesur për vajzat gjatë kësaj kohe.

Sigurisht që kishte marrë një përgjigje nga ai, i cili i kishte thënë “Nuk ke përse më kërkon ndjesë, ishte shumë mirë në lojë”, ndërsa sipas Dostit ata edhe janë takuar këto ditë dhe ai i kishte shtrënguar dorën, si rrallë herë kohët e fundit, dhe e kishte parë me shumë dashamirësi, duke i lënë të kuptojë se cdo gjë mes tyre ishte mëse në rregull.

të fundit

Tuchel bën të ditur se James dhe Quansah mungojnë ndaj RD e Kongos

Trajneri i Anglia, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se mbrojtësit Reece James dhe Jarell Quansah nuk do të jenë të gatshëm…

1 hour ago

Stuhiya në Mexico City vonon për një orë duelin Meksikë – Ekuador në “Azteca”

Ndeshja e shtatë e raundit të 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026 midis Meksika dhe Ekuadori është shtyrë për…

2 hours ago

Mbappe vendos rekorde të reja në Kupën e Botës, francezi lë pas edhe emra legjendarë

Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Suedisë dhe…

3 hours ago

Meksika dhe Ekuadori luajnë sonte për një vend në 1/8 e finales, publikohen formacionet zyrtare

Meksika dhe Ekuadori përballen sonte në një duel vendimtar të fazës së 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026, me…

3 hours ago

Tri sfidat e para të 1/8 së finales në Kupën e Botës tashmë janë zyrtarizuar

Janë konfirmuar tri ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës 2026, ku pritet spektakël…

3 hours ago

Van der Vaart godet De Jongun pas eliminimit të Holandës: Ishte paraqitja më e dobët e karrierës

Fushata e Frenkie de Jong në Kupën e Botës 2026 përfundoi në mënyrën më zhgënjyese të mundshme, pasi Holanda u…

4 hours ago