Më 14 shkurt, Capital T do na zbulojë lidhjen me Adrolën?

Më 14 shkurt, në Ditën e të Dashuruarve, Capital T do zbulojë “Sekretin”. Ai ka zbuluar se e ka këngën gati e cila quhet “Sekrete” madje thotë se ky projekt është personal.

Projekti muzikor pritet të publikohet rreth orës 14:02.

Ajo që dyshohet nga ndjekësit, është se ky klip mund të zbulojë lidhjen e reperit me Adrola Dushin, e cila e ka pëlqyer edhe postimin.

S’na mbetet gjë tjetër, veçse të zbulojmë sekretin që po fsheh Capital T.


Shtuar 11.02.2025 20:16