Mbizotërojnë ngjyrat, veshjet e yjeve në Festivalin e Filmit në Kanë

Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit është drejt fundit, me një mori regjisorësh, aktorësh dhe shkrimtarësh që kanë hyrë në Promenade de la Croisette në Kanë. Këtë vit, regjisorja e “Barbie” Greta Gerwig, ylli kryesor i “Killers of the Flower Moon”, Lily Gladstone dhe aktorja e “James Bond”, Eva Green janë ndër anëtaret e jurisë së festivalit, së bashku me regjisorin spanjoll Juan Antonion Bayon dhe skenaristen turke Ebru Ceylan.

Jugu i Francës është mbushur plot me yje si Demi Moore, Hunter Schafer, Naomi Campbell, Bella Hadid, Emma Stone, Selena Gomez, Anya Taylor-Joy e shumë të tjerë.


Shtuar 23.05.2024 18:33