Kur ishte vetëm 6 vjeç, Thylane Blondeau u shpall “vajza më e bukur në botë” nga revista TC Candler dhe me siguri foto e saj është shumë e njohur për ju pasi në atë kohë u bë mjaft virale.
Menjëherë, shumë marka u interesuan për të dhe francezja u bë një modele që fitonte punë në dhjetëra vende evropiane.
Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur ajo bëri debutimin e saj dhe tani 20-vjeçarja ka vazhduar karrierën e saj të modelingut, duke punuar me një sërë fushatash luksoze të profilit të lartë për L’Oréal dhe Dolce & Gabbana.
Ajo vazhdon të jetë një modele mjaft e suksesshme dhe në llogarinë e saj në Instagram numëron 5.2 milion ndjekës.
E lindur në Saint-Tropez, Blondeau është vajza e ish-futbollistit të Premierligës Franceze, Patrick Blondeau dhe prezantueses dhe stilistes së modës franceze, Véronika Loubry, e cila ka mbi 162,000 ndjekës në Instagram. Prindërit e saj u divorcuan në vitin 2016.
Modelja ka gjithashtu edhe brendin e saj të veshjeve që e ka lançuar në 2018, “Heaven May”.
Në faqen e Blondeau në Instagram shfaqet shpesh edhe i dashuri i saj, Benjamin Attal, një biznesmen mode me labelin e tij të quajtur TQL Boyz Paris. Dyshja thueht se janë fejuar./albeu.com/