Mateo shpallet i preferuari i publikut në “Big Brother VIP Albania 5”

Mateo, është zgjedhur si banori më i preferuar deri në këtë pikë të lojës. “Jam jashtëzakonisht shumë i lumtur. I falenderoj jashtë mase. Jemi këtu vetëm prej publikut dhe gjykohemi prej tij”, u shpreh ai.

Mateo, si i preferuari i publikut, bëri një zgjedhje që kishte lidhje me nominimet.

Ai duhet të zgjidhte pesë banorë që do fitonin imunitet dhe ai vendosi: Gimbo, Shëndriti, Kristi, Greta dhe Brikena.

Ndërkohë, në televotim nga një nominim ballë për ballë shkuan: Miri, Selin, Mali, Marko dhe Juela.

Së fundmi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, u largua konkurrentja Ina Aderi.

Nga dy muaj Big Brother, ka pasur situata e ngjarje të ndryshme, që kanë marrë gjithë vëmendjen.


Shtuar 18.02.2026 09:30