Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u mbush me emocione këtë 8 Mars, ndërsa banorët vendosën të festonin Ditën Ndërkombëtare të Gruas duke u dedikuar mesazhe të veçanta nënave, vajzave dhe të dashurave të tyre.
Banorët shkruan letra për gratë më të rëndësishme në jetën e tyre. Një nga momentet më prekëse të ditës ishte nga Mateo Bori, i cili i dedikoi një letër nënës së tij.
Teksa lexonte fjalët e shkruara, Mateo nuk i mbajti dot emocionet dhe u pa i përlotur, duke treguar dashurinë dhe mirënjohjen për nënën e tij. Momentet e tij prekëse tërhoqën vëmendjen e banorëve të tjerë dhe krijuan një atmosferë të ngrohtë brenda shtëpisë.
Edhe banorët e tjerë shkruan mesazhe për të dashurat dhe familjaret e tyre, duke e kthyer festën e 8 Marsit në një moment emocional dhe të veçantë brenda shtëpisë së BBVA.
