Një episod nga “Big Brother VIP” ka bërë lëmsh rrjetin së fundmi. Gjatë një bisede mes Monika Lubonjës, Arjola Demirit dhe vajzave të tjera në shtëpi,ndjekësit venë në dyshim vërtetësinë e këtij programi i cili ka marrë përmasa të mëdha.
Në video, Monika ishte duke i treguar banorëve një porosi për Beniadën që i ka lënë vazja kur i ka dhuruar kekun.
Në këtë bisedë, tregohet qartë se Monika dëshmon që ka folur me vajzën, detaj ky që bie ndesh me rregullat e programit.
Kështu, duket sikur Arjola ia bën me shenj aktores, duke i lënë të nënkuptojë që është duke thënë gjëra që nuk duhet.
“Besoj ke folur në ëndër. Ti nuk mbush fare.”- ka shtuar ajo, mesa duket për të dalë nga situata.
Kjo nuk është hera e parë që dyshohet vërtetësia dh transparenca e programit. Rikujtojmë se është përfolur për daljen e planifikuar të Big Mamës nga emisioni, si dhe për paracaktimin e Donaldit si fitues.