Martohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Aktori Ben Affleck dhe këngëtarja Jennifer Lopez janë martuar larg kamerave.

Sipas të dhënave të gjykatës, të siguruara nga TMZ-ja, çifti mori një licencë martese në Clark County, e cila u mor dhe u përpunua të shtunën, më 16 korrik.

Në të janë edhe emrat e tyre ligjorë të çiftit, Benjamin Geza Affleck dhe Jennifer Lynn Lopez, shkruan TMZ.


Shtuar 17.07.2022 22:44